Ndryshimet radikale, koha si në basketboll dhe “offside” mund të trondisin futbollin që njohim sot

Kohë e matur si në basketboll me 90 minuta të sakta ku kronometri ndalet në momentet e ndalimit të lojës dhe pa minuta shtesë. Futbolli është pranë një tjetër ndryshimi radikal pas VAR-it.

Kjo ishte tema kryesore e diskutimit në mbledhjen e fundit të IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Futbollit) pasi u hodh në tryezë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Shumë shpejt projekti mund të miratohet nga institucionet e FIFA-s dhe kjo risi mund të aplikohet menjëherë në vitin 2024 çka do të thotë se mund të kemi 90 minuta futboll efektiv dhe jo thjesht një ndeshje me kohë të rregullt e më pas me shtesë.

Risia tjetër e madhe mund të jetë anulimi i pozicionit jashtë loje në formën që ne njohim tani sepse FIFA planifikon që pozicion jashtë loje të quhet kur i gjithë trupi është përtej vijës së drejtë të mbrojtësit të fundit dhe jo vetëm një pjesë e vogël e tij.

Për momentin çështja është duke u studiuar por këto dy rregulla të reja mund të ndryshojnë përgjithmonë e në mënyrë radikalë futbollin që njohim sot.