Kupa e Shqipërisë, mbyllen takimet e fundit të raundit të parë çerekfinal, ja rezultatet në Shkodër dhe Durrës
Vllaznia kalon në një ndeshje spektakolare skuadrën e Partizaniit në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Në “Loro Boriçi” sfida u mbyll në shifrat 3-1 për shkodranët.


Pjesa e parë nisi vrullshëm me dy gola të shpejtë të kuqebluve të cilët gjetën avantazhin me brazilianin Kaina dhe dyfishuan me talentin e akademisë, Çoba duke i dhënë dy “shuplaka” të forta skuadrës së Giovani Colella-s.




Sfidë shumë e luftuar me kalimin e minutave pasi të kuqtë nuk u dorëzuan dhe ishte mesfushori afrikan Matondo ai që qetësoi disi kryeqytetasit duke i çuar në dhomat e zhveshjes me një gol shumë të rëndësishëm dhe që mund të peshojë shumë në fatet e nddeshjes së ardhshme edhe pse Kaina shtoi një gol tjetër pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës.


Në takimin tjetër Teuta-Kukësi, durrsakët hodhën një hap të madh drejt gjysmëfinales pasi fituan 2-0 me gola të Sherif Kallakut në pjesën e dytë.


Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura dhe raste të pakta të krijuara nga të dyja skuadrat. Në të dytën, ekipi i Edi Martinit e shtoi ritmin dhe mefushori kurbinas arriti të linte gjurmë me penallti fillimisht dhe një realizim tjetër me aksion që mbylli llogaritë.





