Partizani vendos për stadiumin ku do të luhet derbi

Marrin fund dilemat e vendit ku do të zhvillohet ndeshja derbi Partizani-Tirana. Sfida e tretë e sezonit mes dy skuadrave kryeqytetase do të luhet në "Air Albania Stadium". 

Vendimi është marrë nga klubi i kuq ditën e sotme duke hedhur poshtë hipotezën që sfida më e rëndësishme e javës së 24 të luhej në stadiumin e Partizanit. 

Kapaciteti i stadiumit të kuq shkon deri në 5 mijë vende ndërsa fusha me bar artificial ishte një pengesë edhe më e madhe për spektaklin e në këtë mënyrë, ashtu si dy duelet e para, përballja kryeqytetase do të zhvillohet në "Arenën Kombëtare".

Partizani-Tirana starton të hënën në orën 19:00.