Kërcënime shokuese për Lionel Messin në qytetin e tij të lindjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Mars 2023, 18:11
Një lajm absurd vjen nga Argjentina ku një supermarket në pronësi të prindërve të bashkëshortes së Messit, Antonella Rocuzzo është sulmuar me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në Rosario ku agresorët, pasi goditën me armë hodhën edhe një letër me një mesazh kërcënues për sulmuesin dhe familjen e tij.
Përveç Messit, në mesazhin kërcënues përmendet edhe kryebashkiaku i Rosarios, Pablo Javkin. "Messi po të presim, Javkin është narkotrafikant e nuk do arrijë të të mbrojë", shkruhet në mesazh.

