Dramë romane, Cremonese fiton një ndeshje në Serie A pas 27 vitesh (VIDEO)

Roma e bën të madhe gafën në ndeshjen e prapambetur të së martës. Në letër një përballje e lehtë për skuadrën e Jose Mourinho-s që rezultoi fatale me humbjen 2-1 që e komplikon rrugëtimin e Romës për në Champions League.

Mund të barazonte Milanin dhe Interin në vendin e dytë skuadra kryeqytetase që tashmë mbetet në vendin e pestë edhe poshtë rivalëve të Lazios. Jose Mourinho e la stadiumin në minutën e 89 në shenjë mosdakordësie me atë që skuadra po tregonte në fushën e lojës.

Spinazzola barazoi rezultatin në pjesën e dytë por Ciofani nga pika e bardhe riktheu avantazhin e vendasve, skuadra e vetme e kampionateve elitare të kontinentit që nuk kishte regjistruar asnjë fitore.