Mourinho si një ultras në derbin e fëmijëve në Romë, shi kritikash ndaj portugezit

Jose Mourinho është vënë në qëndër të një cikloni kritikash në Itali. Përtej polemikave që ka krijuar sjellja e tij në ndeshjen e Cremonas ku u ndëshkua me të kuq nga arbitri ndërsa vetë ai akuzoi gjyqtarin e katërt, “Special One” është bërë protagonist edhe pak ditë më parë në derbin U-14 mes Romës dhe Lazios.

Portugezi ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit për të ndjekur ndeshjen por sjellja e tij i ka kaluar kufijtë edhe të një ultrasi. Sipas “Il Messagiero”, portugezi ka vërshëllyer lojtarët bardhekaltër madje ka shkuar edhe më tej, ai u bënte thirrje lojtarëve të Romës të vononin lojën ndërsa ishin në avantazh.

Sjellja e tij ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të Lazios, i cili e ka quajtur antisportive sjelljen e luzitanit.