Muriqi shpreson te forca diplomatike e futbollit që Spanja të njohë Kosovën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Mars 2023, 10:02
Vedat Muriqi është një ambasador i vërtetë i Kosovës në Spanjë, vend që nuk e ka njohur ende pavarësisnë. Falë tij, në Gadishullin Iberik, Kosova është shumë herë më e njohur. Bomberi është nderuar me një çmim nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe në mesazhin që ai ka dhënë, është shumë i qartë.
“Besoj që deri më sot e përfaqësova Kosovon ashtu siç duhet. Jo vetëm me prfesionin tim, por edhe jashtë fushës, me karakterin tim. Pa asnjë dyshim që kjo do të vazhdoj kështu, edhe brenda, po ashtu edhe jashtë fushës.
Ndihem krenar që e përfaqësoj shtetin tim jashtë vendit, sidomos në Spanjë, që fatkeqësisht nuk na njeh. Me këtë fuqi dhe me këtë kurajo që kam, shpresoj që të ndihmoj vendin tim që Spanja të na njohë si shtet”.
