Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq për “faj” të...Kumbullës (VIDEO)
Një faull i padhënë në dëm të mbrojtësit Marash Kumbulla ndezi zemërimin e trajnerit Jose Mourinho gjatë ndeshjes Cremonese-Roma që solli më pas edhe përjashtimin e trajnerit me karton të kuq.
Gjithçka ndodhi në fillimin e pjesës së dytë kur shtatlarti shqiptar u pengua në afersi të vijës anësore por për kryesorin nuk ishte faull. Mou protestoi ashpër te gjyqtari i katërt Serri, gjest që tërhoqi vëmendjen e kryesorit Piccinini.
Karton i kuq i menjëhershëm për “Special One” i cili iu drejtua kryesorit me fjalët: “Gaboi arbitri i katërt dhe jo unë”.
Pas ndeshjes Jose Mourinho denoncoi sjelljen e Serri-t duke theksuar se fjalët e tij ishin të rënda. Mediat italiane gërmojnë më në thellësi të ngjarjes dhe sipas të dhënave, arbitri i katërt mendohet se i ka thënë trajnerit: “Shiko punën tënde dhe mos u merr me mua”.
