Lojtari i skuadrës së Strakoshës akuzohet për baste, rrezikon pezullim të gjatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2023, 20:05
Sulmuesi i Brentford, Ivan Toney i ka punët pisk pasi ndaj tij janë konfirmuar akuzat për baste edhe pse kjo është tërësisht e ndaluar për lojtarët e Premier League.
“Daily Mail” njofton se hetuesit kanë ngritur akuzat për 262 raste të ndryshme bastesh pas denoncimit nga Federata Angleze në muajin dhjetor e tashmë që çështja do të shkojë në gjykim, komisioni i disiplinës mund të mblidhet menjëherë për ta dënuar sulmuesin përpara fundit të sezonit, çka do të thotë se nuk mund ta ketë në dispoziocion as Kombëtarja e Anglisë.
26-vjeçari që e ka nisur karrierën nga kategoritë inferiore me Scunthorpe, Wigan e Peterborough nuk regjistron akuza të ngjashme në të shkuarën.
