Banorët e lagjes 17 në Durrës nuk kanë marrë dëmshpërblim për oborret e prishura

Ndërtimi rrugës në lagjen 17 në Durrës ka sjellë shqetësim te banorët.

Ata thonë se rruga u prek me disa metra oborret e shtëpive ndërsa nga institucionet nuk kanë marrë dëmshpërblim.

"Banorët nuk kanë marrë asnjë lloj njoftimi se çfarë do të ndodhë dhe nëse banorët do të dëmshpërblehen."

Nuk kanë asnjë informacion lidhur me projektin. Nuk janë kundër tij por kërkojnë transparencë.

"Institucionet shtetërore duhet ti përgjigjen çdo lloj banori sepse me mund e me djers i kanë këto prona."

Madje thonë se kanë bërë një sërë denoncimesh dhe KLSH ka nisur një auditim.

"Ka filluar një audit nga KLSH, për ligjshmërinë e punimeve."

Shqetësim përbën edhe një kanal që përshkon lagjen e tyre.

"Kemi marrë informacione jozyrtare që kanali do të jetë  hapur por nuk e dimë çfarë do të ndodhë me ujërat e zeza."

Pavarësisht kërkesave për transparencë e informacion, banorët ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare nga institucionet për projektin që u prek shtëpitë e tyre.