UEFA, Ceferin dhe Duka për mandatin e dytë, zyrtarizohen kandidaturat

Tashmë është zyrtare, UEFA hap garën për rinovimin e institucioneve drejtuese gjatë 4 viteve të ardhshme.

Struktura të rinovuara me emra të njohur kryesisht pasi në garën për president, i vetmi emër është zyrtarizuar Alexander Ceferin që kërkon mandatin e dytë dhe të fundit.

Lajmi për shqiptarët është rikandidimi i prësidentit të FSHF, Armand Duka për Komitetin Ekzekutiv, gjë qe Duka e konfirmoi edhe në studion e "Ora Sport" më shumë se dy javë më parë.

Në garë për mandatin 4-vjeçar në Komitetin Ekzekutiv janë 13 kandidatë, nga të cilët do të zgjidhen 9.

Zgjedhjet e Kongresit të Zakonshëm të UEFA-s do te zhvillohen në datën 5 prill në Lisbonë të Portugalisë.