Debate në Kuvend, Bylykbashi: Të ngrihet Komisioni Hetimor për McGonigal-Rama. Ju jeni gati të fikni dritat dhe prishni mikrofonat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2023, 10:56
Deputeti Oerd Bylykbashi nga Kuvendi ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen e McGonigal.
Ai shtoi se Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së.
“Kemi kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për një nga skandalet e mëdha që ka përfshirë edhe SHBA. Rama është një kryeministër korruptues.
Kërkojmë Komision Parlamentar. E di që kam kolegë këtu që Edi Rama sot u ka ulur kokën.
Ky parlament dhunon edhe atë që thotë Gjykata Kushtetuese. Ju jeni gati të fikni drita të prishni edhe mikrofonat vetëm për të zbuluar se çfarë ndodh.”, tha ai.
