"Lindita, se dua nesër Sali Berishën!" Muçollari tregon si përjashtohen deputetët e opozitës me urdhër të Ramës
Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD, e konsideron absurde dhe të paprecedentë përjashtimin e një numri kaq të madh deputetësh të opozitës nga punimet e Kuvendit.
Në "Ora e Betit", me tone komike, ai tregoi sesi Rama i jep urdhra Nikollës pas telefonit.
Muçollari: Më ka krijuar një realitet të tillë sikur Rama është i mbyllur në Surrel apo Dubai dhe ngre atë telefonin me nerva në një moment të caktuar dhe i thotë: Lindita ma hiq këtë, se dua nesër Sali Berishën! Kujtohet pas 5 minutash dhe i thotë më hiq dhe Nokën, edhe kolegë të tjerë deputetë. Hyn dhe Veliaj, dhe thotë më hiqnin Këlliçin se kam kandidat. Është absurde si situatë. Në vazhdën e asgjesimit të opozitës, privimit të së drejtës për të thënë fjalën e vet opozita. Pas një pafundësi skandalesh është të shkojmë në një sistem ku partia shtet vendos gjithçka.
