Deputetët e përjashtuar dorëzojnë ankimin e tyre në Byronë e Kuvendit, Bylykbashi: Kanë të drejtë të futen në seancë
Deputetët e përjashtuar dorëzojnë ankimin e tyre në Byronë e Kuvendit vendimin për përjashtimin e deputetëve nga seancat plenare.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi theksoi se deputetët e sanksionuar duhet të fuuten në seancat plenare deri në një vendim të Byrosë së Kuvendit.
Nënkryetari i PD-së tha se vendimi për ankimimin mbështetet te neni 65/3 i rregullores së Kuvendit. Sipas tij, deputetët nuk duhen penguar që të marrin pjesë në seancë.
Sipas tij, kërkesa i është drejtuar Kuvendit dhe Gardës së Republikës.
“Është bërë ankim në byronë e Kuvendit, pasi janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme dhe detyron menjëherë të pezullojë vendimin. Edi Rama po e përdor parlamentin duke cënuar të drejtat parlamentare, për të shmangur vëmendjen nga afera e shëntuar McGonigal”, u shpreh Bylykbashi.
“Deri në marrjen e vendimit nga Byroja e Kuvendit, deputetët kanë të drejtë të hyjnë në seancë. Pra, kryetarja e Kuvendit ka detyrim të respektojë ligjin dhe të lejojë deputetët të hyjnë brenda. Në të kundërt, Rama është duke e përdorur Kuvendit për të cenuar të drejtat e përfaqësimit të atyre që na kanë votuar për të ngritur kërkesën për një komision hetimor për aferën MCGonigal. Është një sthuhi që është ngritur kundër Kryeministri, një aferë që ka turpëruar dhe kërkon që të dalin jashtë të gjitha ato lidhje kriminale.Kryeministri kërkon të zbrazet salla e parlamentit nga opozita. Ne kërkojmë që Byroja të marrë në shqyrtim kërkesën tonë.”- tha ai.
Sipas deputetëve demokratë Rregullorja e Kuvendit parashikon që deputeti i përjashtuar mund të ankohet në Byronë e Kuvendit.
Ky ankim e pezullon përjashtimin në mënyrë të menjëhershme.
Deri në vendimmarrjen nga Byroja e Kuvendit, çdo deputet është i lirë të marrë pjesë në seancat.
Ligjërisht, deputetëve nuk mund t’u refuzohet hyrja sot në Kuvend.
Deputetët ankimues janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Belind Këlliçi.