Bumçi: Ne mbushim bulevardet, Edi Rama në fundin e karrierës së tij politike
Aldo Bumçi anëtar i kryesisë së PD-së në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se edi Rama është në fundin e karrierës së tij politike.
Sipas Bumçit opozita është e fortë dhe kjo është dhe arsyeja se pse po punohet për asgjesimin e saj.
A po i përgjigjet PD pakënaqësisë popullore?
Aldo Bumçi: Politika është publike dhe dy shembuj po jap. Nëse opozita është e dobët pse korruptohen ndërkombëtarët për ta goditur? Nëse opozita do të ishte e dobët, pse mbahet në gjykatë. Nuk është goditur lideri si individ, është godit PD. Ka qenë projekt për të vrarë opozitën. Pse korruptohen këta nëse opozita është e dobët? Nuk ka ndodhur ti marrësh vulën partisë. Ne mbushim bulevardet, Edi Rama është në fundin e karrierës së tij politike. Ky është një njeri që do të marrë mbrapsht të gjithë revoltën. Edi Rama ka dëmtuar shoqerinë shqiptare në qelizë. Braktisja e vendit është e papreedentë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
