Çika: 3 marsi, presion politik ndaj Apelit. Nuk e rrëzojnë dot Ramën, gënjejnë njerëzit me revolucion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2023, 22:30
Gazetari Nebil Çika i ftuar në "Ora e Betit" e sheh protestën e 3 marsit presion të hapur politik ndaj Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e PD.
Çika: Është presion i hapur politik, le ta fshehë zoti Berisha. Është presion politik kundër gjykatës.Ka një problem brenda PD. Ka dy palë. Sot 15 deputetë kishte Berisha, ky është grupi parlamentar? Se kanë shumicën brenda deputetëve. Ka dy PD. Vulën e ka Gaz Bardhi. Nuk kanë asnjë mundësi të rrëzojnë Ramën. Këta gënjejnë njerëzit se do bëjnë revolucion.
