Këlliçi kërkon të hyjë në sallën e parlamentit: U pezullova pa folur dy herë, çmenduri e Ramës dhe Nikollës
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se deputetë e përjashtuar të PD-së kanë ankimuar vendimin e Etikës, dhe sipas rregullores vendimi është pezulluar. Me tone të ashpra ai deklaroi se ai është pezulluar për herë të dytë në pak javë pa folur, që sipas tij është e papranueshme.
"Nuk e di ca do të ketë. Aty sic e shihni janë trupat e gardës që po bëjnë luftë me deputetët a thua se çfarë po bëjmë. Sikur po i shkojmë Ramës në Surres, se dhe atje do të shkojmë .
Në këtë shkresë thuhet se kemi ankimuar vendimin e Komisionit të Etikës dhe shkruhet e zeza në të bardhë ky ankimim i bërë nga deputetët, vendimi pezullohet deri në marrjen e vendimit nga Byroja.
Byroja nuk është mbledhur. Kemi njoftuar sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, kemi njoftuar Gardën e Republikës, gjithë këta djemtë që i kanë vënë te dera për të bllokuar deputetët. Në momentin që të mblidhet Byroja të na njoftohet e të marrim një vendim. Tani që ne flasim vendimi i djeshëm i Etikës është pezulluar. Nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjmë.
Unë jam pezulluar për herë të 2 në seancë pa folur. Është çmenduri e Ramës dhe Nikollës. Unë e kuptoj që McGonigal e ka tërbuar kryeministrin. Nuk do e pengojë këtë çështje se nuk hynë 4 deputetë," tha ai.
