"Më përjashtuan se mendonin se isha djali i një gjyqtari", Braimllari: Berishën e përjashtojnë, po si bllokojnë dot zërin

Endrit Brahimllari, nënkryetar i Partisë së Lirisë, duke komentuar përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvendi solli një shembull të tij personal duke treguar sesi u penalizua për shkak të mbiemrit të njëjtë me një gjyqtar.

Ndërsa pritet që Rama të jetë nesë në seancën plenare, Brahimllari tha se ai ka kërkuar të mos ketë në sallë zërin kryesor të opozitës.

Braimllari: E dini arsyen që jo vetëm më përjashtuan por dhe më bënë presion se më ngatërruan me një gjyqtar që kishte të njëjtin mbiemër. Nuk kam asnjë lidhje me të dhe e dinin se ishte babai im ai. U thashë më keni ngatërruar. Është përpjekje e tij për të goditur dhe asgjesuar opozitën. Edi Rama nuk kërkon të ketë nesër në seancë zërin kryesor të opozitës. Ka tre javë që është strukur për skandalin "McGonigal".  Të përjashtojë Saliu Berishën por nuk ja bllokon dot zërin Sali Berishës.  Ata nesër do të jenë në protestë.