Bumçi: Protestat janë thelbësore, do të vijnë duke u përshkallëzuar

Aldo Bumçi anëtar i kryesisë së PD-së në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se protetsat "janë thelbësore, janë të pazëvendësueshme dhe protestat do të vijnë duke u përshkallëzuar së bashku me përgatitjen për zgjedhje".

Sipas tij  "Protesta nuk bëhet për partinë, bëhet për gjendjen e rëndë ku ndodhet Shqipëria".

Aldo Bumçi: Protesta nuk bëhet për partinë, bëhet për gjendjen e rëndë ku ndodhet Shqipëria. Demokracia në Shqipëri është problem i qytetarëve që nëse duan të shpëtojnë nga Edi rama nuk kanë zgjedhje tjetër veçse demokracinë. Kjo maxhorancë ka kapur çdo pushtet ka rrënuar çdo vlerë. Për nga ana e shumave, incineratorët janë të pakrahasueshëm, korruptimi i ish agjentit të FBI nga Rama për të goditur opozitën është shenjë e rrënimit të çdo vlere. Zyra e kryeministrit kthehet në zyrë mafioze. Protestat janë thelbësore, janë të pazëvendësueshme dhe protestat do të vijnë duke u përshkallëzuar së bashku me përgatitjen për zgjedhje.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.