Vula dhe logoja e PD, Muçollari: Apeli në 3 mars ka mundësinë të rivendosë drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2023, 22:10
Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, thotë se protesta e 3 marsit nuk është presion ndaj Gjykatës së Apelit e cila pritet të japë vendimin se kujt i takon vula dhe logoja e PD.
Në "Ora e Betit" ai tha se gjykata ka një mundësi të artë për të rivendosur drejtësi.
Muçollari: Absolutisht jo. Gjykata ka një mundësi të artë për të vendosur drejtësi. Historia e logos nuk duhet të ishte fare çështje e gjykatës. Përtej kësaj është bërë një gabim. Apeli në 3 mars ka mundësinë për të rivendosur drejtësinë. Në aspektin e vendimit të gjykatës nuk është fare presion por patjetër që demokratët, opozitarët, kanë të drejtën e tyre për të shprehur pakënaqësinë nëse do ketë një padrejtësi, nuk e ndalojmë dot.
