VIDEO/ Nuk e dëgjon askush në PD, Alibeajn nuk e mbajnë nervat, bën kryetarin e grupit me gazetarët
Në një kohë që kolegët e tij janë mbledhur në selinë e Partisë Demokratike ku po diskutojnë mbi organizimin e aksionit të radhës si brenda ashtu dhe jashtë Kuvendit ku është thirrur protesta e radhës, Enkelejd Alibeaj shfaqet nervoz para kamerave, teksa hynte në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë, jo nga dera kryesore, por nga mbrapa, duke shmangur në këtë mënyrë edhe demokratët që po mblidhen për protestë.
Ndërsa pyetet për protestën e sotme, Alibeaj ngatërron shënjestrën e sulmit politike duke u bërtitur gazetarëve a thua se janë këta të fundit që kanë organizuar protestën e sotme apo atë të 3 marsit kur do të jepet dhe vendimi mbi fatin e vulës së kësaj partie.
"Edhe çfarë?! Çfarë?!" tha ai plot nervozizëm duke mos kthyer përgjigje.
Pas Alibeajt, deputetja dmeokrate Jorida Tabaku thotë se ajo është ndër të paktët persona që është në protestë të përditshme me qeverinë “Rama”.
Nga ana tjetër deputeti Erion Braçe u shpreh se mazhoranca ka për detyrë tu garantojë të drejtën e lirinë për të folur e pjesa tjetër u mbetet atyre në dorë.
"Unë mendoj që qeveria , pushtetit mazhoranca etj kanë të drejtë të garantojnë atyre të gjithë lirinë për të thënë atë që ata mendojnë. Pjesa tjetër është në dorë të tyre," tha Braçe.
