Protesta nis me Nokën: Edi Rama e di mëkatin që ka bërë, nuk shpëton dot
Protesta e opozitës ka nisur me fjalën e Flamur Nokësd jashtë ambjenteve të Kuvendit. Ai deklaroi se Rama më mirë se kushdo e di "se ku ka shkelur, çfarë mëkati ka bërë e duke menduar se duke ndaluar zxërine PD do tja hedhë e ka gabim".
"Siç e patë ju deputetët e PD u ndaluam për të disatën herë në Kuvendin. Edi Rama këto ditë ka treguar se këto ditë është në një panik të tmerrshëm. Ai më shu,ë se kushdo tjetër e di ku ka shkelur, e di çfarë ka bërë, ai i di mëkatet e tij, ndaj paniku nuk e shpëton dot.
Mendon se duke bllokuar zërin e deputetëve të PD e kthen parlamentin në një burg me roje ku nuk futen deputetët. Ka patur urrejte genetike për fjalën e lirë. Mendon se do tja hedhë, i ka bërë llogaritë gabim. Qytetarët nuk do të pranojnë më që të kenë për kryeministër McGonigal, ai e ka vendin në burg.
Për 9 vite rrjesht nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend, por për të luftutar PD, për të zhdukur opozitën.
Ne jemi sot për ti thënë: Stop, koha jote ka mbaruar. Ti je e zeza e këtij vendi, e keqja e Shqiperisë. Duhet të largohesh ose do të të largojmë. Është i pashpresë. Është futur në strofkën e tij në Surrel e nuk e nxjerr kokën nga bunkeri që kur ka dalë skandali,
Në SHBA për ty po happen dhe dyert e burgut po dhe në Shqiperi sepse janë dyer që do ti hapë shoqëria e lirë shqiptare," tha ai.