Çela: 3 marsi mesazh për Gjykatën, ja ku po gabon opozita me protestat prej 10 vitesh

Politologu Erlis Çela thotë se protesta e 3 marsit është mesazh direkt për Gjykatën e Apelit.

Në "Ora e Betit" ai thotë se opozita po gabon prej 10 vitesh me protestat duke ngritur pritshmëri artificiale te qytetarët për rrëzimin e Ramës.

Çela: E shikoj mesazh direkt për gjykatën, nuk duhet ta fshehim këtë. Berisha e ka thënë disa herë që ne do të kërkojë të drejtën tonë dhe ai e ka këtë të drejtë ta kërkojë. Me protestat PD bën një gabim që ka 10 vjet që e bën. Promovimi i protestave të organizuara nga PD me qëllim rrëzimin e qeverisë është një pritshmëri që i ka sjellë vetëm dëm opozitës. E ka bërë 9 vjet Basha. Do ta rrëzojmë sot, nesër nuk është më kryeministër.

PD e ka rritur pritshmërinë e qytetarëve me protetsta në mënyrë artificiale, nuk ka prodhuar aksion që të shkojë përtej militantëve. Nuk rrëzohet me protesta qeveria. Është instrument që të çon te mobilizimi. Është gjimnastikë e lirë për partinë. Pse opozita nuk arrin të mobilizojë, pse nuk çon 300 mijë shqiptarë në shesh? Nuk ka revolucion në këtë mënyrë. Detyra e opozitës është të bëjë dallimin me mazhorancën, deri tani nuk ka bindur. Nuk e di pse nuk e bën kauzë votën e emigrantëve opozita. Nuk dimë sa shqiptarë ka në Shqipëri, ka 3 vjet që shtyhet Censusi dhe opozita nuk këkron llogari pse.