LeBron James vendos rekordin absolut të pikëve në NBA, “thyen” Abdul-Jabbar (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 08:47
LeBron James thyen rekordin e pikëve të Kareem Abdul-Jabbar dhe bëhet lojtari që tashmë mban vendin e parë në klasifikimin e të gjithë historisë së NBA.
Qëndra e Los Angeles Lakers dhe një nga lojtarët më të mëdhenj të basketbollit, e kaloi kufirin e 38.387 pikëve në ndeshjen që liqenorët zhvilluan kundër Oklahoma City Thunder të humbur 133-130.
“Mbreti” James arriti në kuotën 38.390 dhe tashmë është ai njeriu me më shumë pikë në lojën e koshit amerikan. Në momentin që ai e kaloi rekordin e vendosur dekada më parë, ngriti lart duart ndërsa publiku i “Crypto.com Arena” e duartokiti për një kohë të gjatë.
Në radhën e parë ishte ulur edhe Abdul-Jabbar, i cili ishte ndër të parët që uroi shtatlartin e lindur në Ohio.
