Ish-arbitre në Meksikë, sot yll Instagrami, Valeria Andrade planifikon debutimin në “OnlyFans”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 08:38
Platforma virtuale “OnlyFans” po rezulton e suksesshme për shumë ish-sportiste dhe sportiste në aktivitet që e zgjedhin për të nxjerrë në pah format e tyre.

E tillë është edhe 30-vjeçarja meksikane, Valeria Andrade e cila ka hequr dorë nga sporti aktiv duke iu dedikuar rrjeteve sociale dhe kryesisht Instagramit, ku mesa duket ka një sukses të jashtëzakonshëm.
Ish-arbitre anësore në futbollin meksikan, sot ajo është një nga yjet e platformës virtuale ku fansat i kërkojnë që të zhvendoset në “OnlyFans” për të zbuluar diçka më shumë nga trupi i saj duke e ditur që në Insta ka rregulla të rrepta në këtë pikë.


