Lajm i keq për Shqipërinë/ Lara Colturi humbet Kupën e Botës në ski
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2023, 07:43
Kur pritej shpërthimi i saj në pistat e shpejtësisë, një lajm i keq vjen për sportin shqiptar të skive.
Lara Colturi që në garat ndërkombëtare mban flamurin shqiptar, ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe nuk do të marrë pjesë në botërorin që po zhvillohet këto ditë në Francë.
Ajo do të garonte në disiplinën e Super Gjigandit ku është edhe kampione bote për të reja.
Pavarësisht mungesës së Colturit, delegacioni kuqezi përfaqësohet në këtë botëror nga 7 skiatorë të tjerë.
