"Dosja 184" Drejt përfundimit gjykimi për dy të akuzuarit e fundit, prokuroria kërkon "shërbim prove"
Në Dibër është dhënë pretenca e prokurorisë për dy të akzuuarit e fundit të dosjes së bujshme 184.Prorkuroia ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me nga disa muaj burg për ish-shefin e komisariatit të policisë Peshkopi Robert Aga, dhe ish-kryetarin e njësisë administrative Lurë Hasan Hotin.
Dosja 184 është një ndër dosjet më të bujshme ku në të u përfshijnë një sërë zyrtarësh të lartë, ndërsa përgjimet e rrjedhura në media vendase dhe ndërkombëtare çuan në protesta të forta të opozitës.
Përfundimisht dosja u shfry duke çuar para gjykatës vetëm 4 persona dy prej të cilëve presin vendimin.
Dosja u nda më vonë për shkak se të akuzuarit Drini Gjeci dhe Nuri Meda kërkuan gjykim të shklurtuar, ndërsa në përfundim Gjeci dhe Meda u dënuan me nga 8 muaj burg.
Pas gati 5 vitesh zvarritje dhe përplasje mes prokurorive dosja e bujshme 184 duket se po shkon drejt një vendimi final nga ana e Gjykatës së Dibrës.
Të martën është dhënë pretenca për dy të akuzuarit e fundit të kësaj dosje.
Prokurori i Uran Buçi para togave te zeza kërkoj dënimin me 3 vjet burg të konvertuar në 4 vjet shërbim prove për ish-shefin e komisariatit të policisë Peshkopi Robert Aga, si dhe përjashtimin e tij nga mbajtja e posteve publike për 2 vite.
Gjithashtu prokuroria kërkoi 2 vjet burg të konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe 2 vjet përjashtim nga mbajtja e detyrave publike edhe për Hasan Hotin, ish-kryetar i njësisë administrative Lurë.
Aga dhe Lusha akuzohen vetëm për shpërdorim detyre, për tjetërsimin e votave në zgjedhjet e pjesshme në Dibër në vitin 2016 ku te akuzuarit mbështetën kandidatin e Partisë Socialiste.
Gjykata i dha kohë palës mbrojtëse deri me datën 31 janar për të parqitur edhe konkluzionet përfundimtare, që më pas trupa gjykuese të vendos përfundimisht për çështjen.