Rama në Davos: Ia dolëm të kishim 95% të shërbimeve online, por u sulmuam rëndë nga Irani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2023, 08:34
Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar më 17 janar në panelin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Sot ai ka publikuar një video nga fjlala e tij dje duke theksuar se për disa vite Shqipqria arriti ti kthente disa shërbime tërësisht online, por kjo e ekspozoi ndaj sulmeve kibernetike, si ai i Iranit.
"Ia dolëm të ishim në 6-7 vitet e fundit, një vend me 95% të shërbimeve publike tërësisht online.
Nuk ka më nevojë të kontaktosh zyrat, burokracitë.
Por në të njëjtën kohë na ka ekspozuar shumë. Vitin e kaluar ne u sulmuam nga Irani në mënyrë masive dhe të rëndë. Sigurisht bëmë me shumë vëmendje në cdo hap një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga Microsoft dhe FBI," tha Rama