23 milionë euro nga shitja e talentit ukrainas Mudryk, do të shkojnë për ushtrinë

23 nga 100 milionë eurot e fituara nga shitja e talentit të Shakhtar Donetsk, te Chelsea, Mykhaylo Mudryk, do t’i dhurohen ushtrisë ukrainase. Lajmin e bën të ditur presidenti i klubit që përfaqëson rajonin e Donbassit, Rinat Akhmetov në faqen zyrtare të klubit ku thekson se kjo pjesë do të shkojë për të ndihmuar familjet dhe ushtarët.

“Paratë do të shërbejnë për të financuar shpenzimet mjekësore dhe kurimin psikologjik. Për të garantuar transparencë projekti do të monitorohet nga në grup i pavarur i cili do të jetë një kontakt të vazhdueshëm me familjet e njerëzve që mbrojtjën fabrikën Azovstak por edhe mjekë e vullnetarë”, thekson Akhmetov.

Projekti quhet “Heart of Azovstal” dhe sipas presidentit të Shakhtar, gjesti i tyre heroik ëshë i pakrahasueshëm në erën moderne.