Bekim Balaj kalon testet mjekësore, zyrtarisht kuqeblu. Sulmuesi "shënjestron" titullin
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj është prezantuar zyrtarisht në klubin ku nisi karrierën. Pasi iu nënshtrua testeve, ai foli si kuqeblu në praninë e mediave.
Balaj nënshkoi kontratë 3-vjeçare me Vllazninë dhe është një përforcim i rëndësishëm për ekipin shkodran.
Bekim Balaj:
“Disa nuk ishin të bindur që kisha firmosur. Vllazninë e ndjek gjithmonë. Këtu ka një projekt serioz që më bën pjesë dhe mua. Shkodra është gati për t’u shpallur kampion. Sulmuesi për gola merret. Shpresoj që të bëj sa më shumë, por si fillim duam titullin.
Dëshira është e madhe si çdo shkodran për të fituar titullin kampion. Fitimi i Kupës ndoshta nuk të jep emocione si titulli. Nuk kam ardhur në Shkodër për ta mbyllur, ndoshta do ta mbyll te Vllaznia pas disa vitesh, por është herët. Shkodra më ka dhënë shumë gjëra. Mund të më japë sërish një vend në Kombëtare. Dihet që tifozeria shkodrane i jep mbështetje Vllaznisë gjithmonë”.
