Bruno Fernandez nuk pranon që të përmendet emri i tij për të sulmuar Cristiano Ronaldon

Manchester United duket se ka rilindur pa Cristiano Ronaldon në skuadër por Bruno Fernandez nuk dëshiron të flasë për këtë temë. Në reagimin pak orë pas ndeshjes, mesfushori luzitan ka reaguar disi ashpër pasi duket i lodhur me pyetjet që e lidhin atë apo fatin e skuadrës me fituesin e 5 Topave të Artë.

 “Nuk kam asgjë për të thënë por dua të falënderoj ata gazetarë që kanë publikuar saktësisht atë që kam thënë dhe nuk kanë deformuar përgjigjet. E di që shumë njerëz e kanë të vështiurë të shikojnë Manchester United të bëjë mirë.

Nuk dua të them asgjë për Ronaldon, veçse nëse janë gjëra dhe mendime pozitive. Mos përdorni emrin tim për të sulmuar Ronaldon. Cristiano ishte pjesë e skuadrës për gjysmë sezoni. Unë e kam thënë që të gjithë, që prej ndeshjes me Liverpool kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe kemi luajtur si skuadër. Le të ecim përpara në këtë rrugë”.     

Fitorja në derbin e Manchester-it ishte e nënta rresht për United në të gjithë kompeticionet dhe e shtata rresht pa Cristiano Ronaldon në skuadër.