“Eleminimi nga botërori si vdekja e një familjari”

I djeg ende dhe shumë madje eleminimi nga Kupa e Botës sulmuesit të Brazilit, Richarlinson, i cili pas derbit të Londrës veriore, Tottenham-Arsenal kthehet të flasë sërish për largimin në çerekfinale.

“Ishte një shok i vërtetë, më keq se të humbisje një familjar. Ishte shumë e vështirë ta merrja veten. Edhe sot shikoj videot e ndeshjes së fundit dhe trishtohem shumë. Ne duhet të shikojmë përpara dhe unë jam i ri e mendoj se mund të luaj ende në një apo dy botërorë”.

Ndoshta e ekzagjeron disi Richarlison kur e krahason eleminimin nga Kupa e Botës me humbjen e një familjari.

“Shkuam aty për të çuar kupën. Jam i kënaqur që shënova atë gol kundër Serbisë por nuk ishte ky objektivi që kisha”.