Prapaskenat/ Shakira konfliktuale me vjehrrën. Nuk fliste as me bashkëshortet e futbollistëve
Në lojë hyn edhe e ëma e ish-mbrojtësit të Spanjës dhe Barcelonës, Gerard Pique. Zhurma e madhe e bërë pas këngës së Shakiras ku thumbon jo pak ish të fejuarin, përfshin edhe familjarët nga të dyja kampet.
Është radha e mamasë së Pique, e cila rrëfehet për një gazetare lokale së cilës i ka thënë se mes të dyve nuk ka pasur asnjëherë dashuri të vërtetë. Mësohet gjithashtu se këngëtarja kolumbiane që ka shitur 75 milionë disqe, ka pasur marrëdhënie shumë të ftohta me vjehrrën e saj gjatë 12 viteve që ajo ka bashkëjetuar me Pique.
Gazetarja Lorena Vazquez shton se Shakira nuk ka qenë shumë miqësore edhe me bashkëshortet apo të fejuarat e shokëve të Pique te Barcelona. Ajo nuk është shoqëruar me asnjë prej tyre, madje as me bashkëshorten e Lionel Messit, Antonella Roccuzzo.
Në rrethin e njerëzve pranë Pique, ajo jo rastësisht cilësohej si “shefja” duke iu referuar jo pa qëllim nofkës së bashkëkombasit të saj, njeriut famëkeq Pablo Escobar. Nga ky përshkrim, duket se problemet e marrëdhënieve të çiftit nuk kanë lindur aspak nga tradhëtia e ish-kapitenit katalanas.
