Correa te Barcelona në këmbim të Depay në Milano
Me finalen e Superkupës së Spanjës të hipotekuar, Barcelona mund të mendojë qetësisht për merkarton dhe njeriu që po bën më shumë zhurmë në ambjentin katalanas është sigurisht Memphis Depay.
Në kërkim të minutave por me pak shanse për t‘u aktivizuar titullar në një skuadër ku luan edhe Robert Lewandowski, holandezi po kërkon me ngulm largimin dhe gjatë orëve të fundit, klubi i ka bërë një propozim interesant, transferimin në Milano me ngjyrat zikaltër.
Presidenti Joan Laporta i ka bërë edhe Interit një ofertë për shkëmbimin kokë më kokë me sulmuesin argjentinas, Joaquin Correa. Një ide që mund të zgjidhë problemet e të dyja skuadrave duke parë që Tucu nuk pëlqehet më në “San Siro” ndërsa Depay dëshpërimisht kërkon minuta që Xavi nuk po ia jep.
Detajet e marrëveshjes së mundshme janë diskutuar në Arabinë Saudite ku njerëzit e të dyja skuadrave ndodhen për finalet e superkupave.
