Tiranë/ 33-vjeçari i jep fund jetës, një tjetër gjendet i pa jetë në rrugë

Tiranë/ 33-vjeçari i jep fund jetës, një tjetër
Farkë, foto ilustruese

Dy vdekje janë shënuar në 24 orët e fundit në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi E. Gj., 33 vjeç në Farkë të Vogël  dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Gjithashtu te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Tiranë/ Informacione paraprake

Më datë 16.01.2023, në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 16.01.2023, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.