Tërmeti 4.7 ballë, 22 banesa të dëmtuara në Klos dhe dy në Durrës

Kryetari i Bashkisë Klos Ilmi Hoxha në një lidhje direkte për Ora News ka deklaruar se nga tërmeti i mbrëmjes së 15 janarit 2023 janë dëmtuar gjithsej 22 banesa.

Ai deklaroi se pas lëkundjeve ka dalë në terren bashkë me grupet e punës për të parë nga afër situatën, ndërsa theksoi se situata ishte normalizuar.

"Momentalisht bëhet fjalë për 22 banesa që kanë pësuar dëmtime të lehta nga tërmeti i mbrëmshëm. Nga bashkia Klos janë ngritur grupt e punës dhe po bëhen verifikimet e banesave.

Në momentet e para banorët kanë dalë në oborre por më pas është normalizuar situata. Unë vet me grupet e punës kam dal në terren, duke kontrolluar për pasoja.

Situata paraqitet e mirë, mund të ketë edhe problematika në ndonjë rast sporadik.

Stafi mjeksor do bëjë punën e vet në lidhje me gjendjes pranë në këto situata.

2-3 persona kanë pasur çregullime me tensionin për një periudhë të shkurtër.

Situata u normalizua që mbrëmë. Kemi shkuar në çdo banesë dhe i jemi gjetur pranë çdo familjar që ka patur nevojë.

Ka nisur puna sot për ngritjen e komisioneve për verifikimin të çdo kërkese, ankese të bërë nga qytetarët tanë," tha ai.

Sipas informacionit telefonik nga shtabi i emergjencave civile më prefekturën e Qarkut Durrës, Artur Lekbello konfirmon se në këtë qark janë dëmtuar nga tërmeti i mbrëmshëm 2 banesa në fshatin Bruz Mal të Krujës.

Njoftime për dëme të tjera nuk kemi, konfirmon Lekbello.