Lëkundjet e tërmetit, IGJEUM: Dëme të lehta Xibër të Dibrës. Reagon dhe Peleshi: Të gjitha strukturat në gadishmëri

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave të deritanishme IGJEUM raporton disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.

Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

"Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit", thekson Peleshi.

"Nga informacionet paraprake të marra nga Njesitë Adm Mat, Bulqizë e Klos, pos tërmetit të rë ora 23.38 me magnitudë 4.8 të shkakllës rihter, me epiqendër Xibër-Komsi, por pa sjellë dëme në banesa.
Raportohet deri tani vetëm një banesë e amortizuar e dëmtuar në Xibër Hane, pa dëme në njerëz. Po ndjekim situatën", njofton shtabi i Emergjencave vendore.