"Pasgoditjet do të vijojnë", Sizmologët: 40 sekonda tërmeti i të dielës, dhjetëra lëkundje pasuan
Prej tërmetit të mbrëmjes së të dielës, Instituti i Gjeoshkencave ka regjistruar dhjetëra pasgoditje.
Njëra prej tyre ndodhur paraditen e të hënës me magnitutë 3.4, më e lartë se goditjet e tjera, i bën sizmologët të besojnë se lëkundjet do të zgjasin në kohë.
“Ka vijuar aktiviteti sizmik me magnituta të ulëta, kemi gati 69 tërmete, kemi një ecuri eterogjene të situatës, s’kemi një shkuarje drejt xerimit të plot, por do të kemi një vazhdimësi të aktivitetit sizmik,” tha Edmond Dushi.
Në Klos, aty ku ishte edhe epiqendra e tërmetit, aktiviteti sizmik ka nisur prej datës 12 janar. Deri këtë të hënë kanë ndodhur mbi 100 lëkundje.
“Që prej datës 12, ka nisur aktiviteti në këtë zonë, ne kemi raportuar, ka pasur një ngjarje 3,7, ka vazhduar deri dje me një intensitet të vogël dhe po die ka patur një rënie të aktivitetit ku vijoi me një goditje me magnitutë më të lartë siç ishte ajo e mbrëmshmja e orës 23:37,” tha ai.
Edmond Dushi, sizmolog pranë Institutit të Gjeoshkencave, tregon se tërmeti i datës 15 zgjati 40 sekonda. Ndonëse toka do të vazhdojë të dridhet nga pasgoditjet ai thotë se nuk ka vend për panik.
“Do jemi tërë kohën në mbikëqyrje për të parë ecurin. Mesazhi më i qartë është mos të frikësohen nga aktiviteti aktual,” tha ai.
Lëkundja me magnitutë 4.7 e shkallës Rihter, riktheu te shqiptarët frikën nga tërmetet. Shumë prej tyre në panik dolën nga shtëpitë mbrëmjen e të dielës por për fat të mirë nuk pati pasoja në njerëz.
