Tërmeti në Klos, sizmiologu Dushi: Ishte një aktivitet normal. Shqipëria është pjesë e një sistemi të ri tektonik
Sizmiologu Edmond Dushi në një intervistë për emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora tha se qytetarët nuk duhet të jenë në panik për lëkundjet e tërmetit të ndjera mbrëmjen e djeshmeme, janë aktivitet normal sizmik, ku sipas tij quhen tërmete të moderuara, të vogla.
Ai tha se në përgjithësi këto janë tërmete të lehta që nuk përbëjnë rrezik për njerëzit.
Sipas tij vendi ynë është pjesë e vendeve që kanë një aktivitet sizmik, dhe radhitet si Greqia, apo Turqia sa i përket këtij fenomeni.
Pjesë nga intervista
Çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme?
Aktiviteti sizmik në zonën e Klosit ka filluar disa ditë më parë dhe ka pasur një seri paragoditjesh të cilat kanë kulmuar dje në orën 22:37 me magnitudë 4.7 të shkallës rihter, e cila është pasuar me një tjetër goditje pak më të vogël, e shkallës 3.9 rihter dhe ka vijuar si një aktivitet normal siszmik me lëkudje që kanë vijuar deri në këto momente që flasim.
Pse është shpeshtuar dukuria e fenomeneve të tërmeteve?
Është e natyrshme që publiku të jetë sensitiv, sidomos pas tërmetit të vitit 2019, pasi është herët ta harrojmë atë që ndodhi. Dhe nëse kemi tërmete që kalojnë shkallën 4 atëherë futemi tek tërmetet që shkaktojnë ndjeshmëri dhe afër zonave ku ka një aktivitet të tillë nmund të ketë edhe dëme të lehta. Në përgjithësi këto janë tërmete të lehta që nuk përbëjnë rrezik për njerëzit. Jemi duke monitoruar në detaje këtë aktivitet sizmik.
Shqipëria është pjesë e një sistemi të ri tektonik, siç është sistemi mesdhetar dhe natyrisht ne do të kemi të njëjtin fat siç ka edhe Greqia fqinje, Turqia, apo vendet të tjera të Ballkanit më në veri, të cilat kanë pasur tërmete edhe më të fortë se ai që kemi pasur në 2019-ën. Detyrimisht ne jemi të orientuar drejt monitorimit, dhe kjo është e vetmja mënyrë për të pasur informacion më të plotë dhe për të qenë më veprues kundrejt dukurisë për të marrë masat e duhura parandaluese.


