VIDEO/ Si "e parashikoi tërmetin" Rama duke përplasur dorën mbi tavolinë?!

Në përfundim të mbledhjes dy ditore të qeverisë që u mbajt me 5 janar dhe e cila zgjati mbi 16 orë, kryeministri Edi Ram u shfaq në rrjetet sociale me tog-fjalëshin: "2023-in do ta bëjmë tërmet!"

Dhe 11 dite pas kësaj deklarate tërmeti ndodhi mbrëmjen e sotme, kur një tërmet i magnitudës e tij 4.7 ballë i shkallës Rihter dhe me epiqendër 4 km në Jug Perëndim të Klosit, do t ndihej në Tiranë, Elbasan, Dibër, Durrës dhe Lezhë.

Sipas tij për 2023-n në fokus të qeverisë do të jenë qytetarët shqiptarë, duke shtuar se këtë vit do ta bëjmë tërmet, duke iu referuar këtu  betejës elektorale të 14 majit.