I akuzuar për fshehje të pasurisë, SPAK nis shqyrtimin gjyqësor për ish-anëtarin e GJK Fatos Lulo
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 16 Janar 2023, 12:01
Lulo akuzohet nga SPAK për "fshehje e mosdeklarim të pasurisë" në formën e kallëzimit të rremë.
Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe njënzyrë 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.
Për provimin e akuzës, përveç 2 akt-ekspertimeve financiare, SPAK kërkoi edhe pyetjen e 4 dëshmirarëve. Seanca e radhës u caktua të mbahet më 30 janar.