Mungon gjyqtarja, shtyhet ballafaqimi i dëshmitarit Luftar Reçi me Emiljano Shullazin
Ballafaqimi i dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit me Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe të pandehurit e tjerë për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut ka dështuar këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme.
Shkak u bë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues, Etleva Dedës. Kjo e fundit, sipas Gjykatës, ndodhet e shtruar në spital për shkak të disa problemeve shëndetësore, ndërsa seanca e radhës me të njëjtin objekt u caktua për me 23 janar ora 9:00.
Luftar Reçi që rezulton i penduari i drejtësisë zbërtheu të dhëna të cilat çuan në zbardhjen e vrasjeve të vitit 2005 të Klodan Saliut në Durrës dhe Vajdin Lames.
\Për këto krime SPAK ka mori të pandehur Emiljano Shullazin, Indrit Taullajn, Viktor Ymerin dhe vetë Reçin, ndërsa Lulzim Berisha dhe Plaurent Dervishaj ndodhen në arrati.
Pavarësisht se dëshmitë e tij hodhën dritë mbi ngjarjen, të pandehurit e konsiderojnë Luftar Reçin si të pabesueshëm.
