Tërmeti në Klos, lëkundjet u ndjenë dhe në Tiranë. Edhe stafi i “RTV Ora” nuk i shpëtoi panikut

Një lëkundje e fortë tërmeti në orën 22:37 minuta të së dielës.

Instituti i Gjeoshkencave saktësoi se tërmeti ishte në magnitutë 4.7 të shkallës Rihter. Epiqendra shte në fshatin Xibër rreth 4 km në jugperëndim të Klosit me thellësi të vatrës 5 km.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë. 8 minuta më vonë u regjistrua edhe një pasgoditje me magnitutë 3.9 e cila po ashtu u ndje e fortë. Të dhënat paraprake nga emergjencat civile dhe prefektura e Dibrës konfirmuan edhe dëmtimin e disa banesave në njësinë Xibër, të Bashkisë Klos.

Dëme të lehta u regjistruan dhe një pallat në lagjen e re në Bulqizë duke i detyruar banorët të qëndrojnë për disa orë jashtë shtëpive.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë të forta edhe në Tiranë, Elbasan, Fushë-Krujë dhe deri në Durrës.

Shumë banoprë në këto qytete dolën nga banesat dhe qëndruan në ambjente të hapura.

Ministria e Mbrojtjes në raportimin e parë konfirmoi dëme të lehta materiale nga tërmeti, kryesisht në bashkinë e Klosit ndërsa thekson se strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angazhuara për të evidentuar të gjitha pasojat në bashkëpunim me bashkitë.