Frikë për lëkundje të tjera, banorët në Dibër kaluan natën në oborre duke ndezur zjarre e në kasolle bagëtish

Tërmeti i shkallës 4.7 i shkallës Rihter mbrëmjen e 15 janarit 2023 me epiqendër në jugperëndim të Klosit ka shkaktuar panik tek banorët.

Lëkundjet e forta u ndjenë në disa qytete si në Tiranë, Elbasan, Dibër dhe Lezhë.

Gazetari i Ora News Spartak Doçi raportoi se lëkundjet detyruan banorët në qarkun e Dibrës të kalonin natën jashtë në oborret e tyre e duke ndezur zjarr për shkak të temperaturave të ulëta. Të tjer u futën në kasollet e bagëtive, ndërsa një pjesë u rikthye sërish në shtëpi.

"Disa kanë kaluar natën në oborr, kanë ndezur zjarr, disa kanë kaluar natën në kasollet e bagëtive. Kishin frikë se mund të kishte edhe goditje të tjera. Kishin frikë se mund të ndodhte si tërmeti në 2019.

Shtabi i emergjencave është ngritur në 4 bashkitë e Dibrës. Kryetari i bashkisë Klos ka deklaruar se vetëm  4 banesa deri tani kanë pësuar dëme, por ne kemi marrë dhjetëra telefonata se ka banesa të dëmtuara dhe kanë frikë të futen brenda," tha ai.

Frikë për lëkundje të tjera, banorët në Dibër Frikë për lëkundje të tjera, banorët në Dibër