Berisha: Rama shpërndau aplikacionin për "like" dhe komentet online për punonjësit se ia kalova në 2022

Kreu i PD-së Sali Berisha në një kominikim me gazetarët ka deklaruar se gjatë kësaj jave ëhtë shpërndarë një aplikacion për punonjësit që mat "Like" dhe komentete në rrjetet sociale.

"Gjatë kësaj javë është shpërndarë një aplikacion të cilin do ta quaja aplikacion terrori digjital ndaj punonjësve, në funksion të të cilit janë regjistrimi i Likeve dhe komenteve.

Ky përbën terror psikologjik mbi punonjësit, ky vendim absurd u mor nga Rama pasi e pa vetën të tejkaluar nga Berisha në bilancin e 2022 në botën digjitale dhe nuk ia doli dot me gjithë blerjet like dhe hapur adresa falso, tani kaloi në një akt të paimagjinueshëm.

Për të fituar garën duke detyruar çdo punonjës për të bërë like dhe komente dhe duke ia mat me aplikacion.

I bëj thirrje Zuckenberg  dhe Musk të ndëshkojë këtë praktikë të abuzimit me rrjetet e tyre sociale nga një njeri që s’ka asnjë parim”, u shpreh Berisha.