Xhemollari: Shpresat ngjallen kur një qeveri e re merr drejtimin
Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tha se zgjidhjen për ndryshimin e realitetit në Shqipëri e sheh “nga ndryshimi i klasës politike qoftë në pozitë dhe në opozitë”.
Xhemollari thotë se duhet që të “rinjtë të hyjnë dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes”.
Rigels Xhemollari: Shpresat ngjallen kur një qeveri e re merr drejtimin. Më pas kjo zbehet dhe njerëzit demotivohen. Të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen këtu nëse do të munden ta ndërtojnë. Unë zgjidhjen e shoh nga ndryshimi i klasës politike qoftë në pozitë dhe në opozitë. Të rinjtë të hyjnë dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes. Në momentin që të rinjtë nuk janë pjesë e drejtimit e vendimmarrjes do të jenë të përjashtuar nga të gjithë hapat dhe klasat sociale.
“Që pas viteve 90 shumë janë larguar por që pas pandemisë Shqipëria është përfshirë në një cikël emigracioni. Rënia e popullsisë është aq e fortë sa po ndihet dhe në rënien e konsumit. Emigrimi tashmë është kthyer në një hemorragji të pandalshme.”, tha ai.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
