Kush do të vritej? Ekspertët do të vlerësojnë gjëndjen mendore të Antonio Lekës
Në Lezhë mbetet ende mister, se kush ishte shënjestra e Antonio Lekës, 36 vjeçari që u arrestua të hënën me një arsenal armësh, dhe që deklaroi se ishte nisur për të vrarë politikanë. Deklarimet e para të Lekës kanë qenë kontradiktore dhe pa asnjë vlerë për hetuesit, ndërkohë mister mbetet si shënjestra ashtu edhe burimi se nga kanë ardhur gjithë ato armë.
Antonio Leka i cili të hënën, e 9 janarit u arrestua në Lezhë me një sasi të madhe armesh e munucionesh gati për të kryer vrasje, ka shfaqur çrregullime të shëndetit mendor.
Në deklarimet e tij para hetuesve, 36-vjeçari ka deklaruar se kishte si qëllim vrasjen e disa politikaneve në Lezhë, duke i lidhur veprimet e tij në emer të patriotizmit, por pa treguar se ku i kishte marrë armet dhe sendet e tjera të kundraligjshme që dispononte.
Pas qetësimit të gjendjes së tij, hetuesit pritet ta marrin sërish në pyetje, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të kërkohet një ekspertim mjekësor për të parë gjendjen e 36-vjeçarit.
Sipas të dhënave ai rezulton të jetë person me precedent të mëpërshëm penalë për tentative vrasjeje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, ndërsa jetonte me nënen e tij në katin e fundit të një pallati poshtë tregut të qytetit të Lezhës.
Antonio Leka kishte në pronësi një sëre njesish tregtare dhe disa apartamente, të cilat i kishte përfituar në këmbim si pronar i tokës ku është ndërtuar pallati.
Jashtë kameres fqinjet tregojnë se ai ishte njeri i qetë dhe nuk kishte shfaqur probleme.
Antonio Leka po mbahet në dhomat e paraburgimit në komisariatin e policisë së Lezhës në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë
Ndaj tij janë ngritur akuzat "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

