Dumani në krye të SPAK-ut, Xholi merr postin e tij në luftën ndaj krimit të organizuar. Kondili te anti-korrupsioni

Adnan Xholi pasi humbi garën për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, ka pranuar postin që mbante më herët kreu i ri i SPAK-ut Altin Dumani.

Kjo pasi Xholi mban aktuali detyrën e Shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar në SPAK.

Ndërsa kandidati tjetër në garën e dhjetorit të vitit të kaluar, Edvin Kondili është emëruar shef i Seksionit Kundër Korrupsionit po në SPAK.

Ndërkaq pritet të ofrohet dhe një kandidaturë tjetër për zv/kryetar dhe mes këtyre të treve do të bëhet një tjetër garë për të zgjedhur zv/. Drejtuesin e Përgjithshëm të SPAK-ut.

Po ashtu mësohet se kreu i SPAK-ut Altin Dumani ka vendosur të largojë Ened Nakuçin dhe në vend të tij është emeruar ish-kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, si drejtues për bashkëpunimin ndërkombëtar.