Tërmet në Vlorë, lëkundjet ndihen në gjithë qytetin
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 9 Janar 2023, 08:21
Qyteti i Vlorës është zgjuar më herët se zakonisht, si pasojë e një rënies së një tërmeti në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Sipas të dhënave, tërmeti ishte i forcës 4.1 ballë i shkallës rihter.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në thellësine 11 km në detin Adriatik, pranë fshatit Radhimë të Vlorës.
Lëkundjet në qytet janë ndjerë rreth orës 04:00 të mëngjesit në gjithë qytetin e Vlorës.
Gazetari Edi Ruçi bën me dije për “Ora News” se nga lëkundjet nuk raportohen dëme materiale.

