Lionel Messi fitoi shumën e “frikshme” vetëm nga rrjetet sociale
Cristiano Ronaldo lojtari më i paguar i planetit? Jo, mund të jetë Lionel Messi dhe ka një arsye shumë të thjeshtë. Argjentinasi u rrit ndjeshëm në imazh dhe në rrjetet sociale pas fitores së Kupës së Botës. Numri 10 fitoi menjëherë 10 milionë euro të gjeneruara nga rrjetet sociale për shkak të bashkëpunimit me disa kompani.
Rekordi me 75 milionë “pëlqime” falë fotos me Kupën e Botës dhe postimi tjetër me rreth 50 milionë “pëlqime” ku shfaqet duke fjetur me trofeun e Kupës së Botës, kanë gjeneruar të ardhura të “frikshme” për argjentinasin që do të vazhdojë të ketë përfitime nga ky “boom” edhe gjatë viteve të ardhshme.
Sot ai numëron 414 milionë ndjekës në Instagram, pothuajse 100 milionë më pak se lkuzitani por nuk është aspak çudi që parakalimi të vijë gjatë ditëve të ardhshme.
